Kapen 72 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Droga u kap në Kostur, ku u ndalua një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër.

Brenda mjetit luksoz, Fuoristrade tip “Mercedes-Benz”, u gjetën dhe sekuestruan 5 çanta që përmbanin 50 pako me 72 kg marijuanë. Po ashtu u sekuestrua dhe 1 celular e 6 karta SIM.

Policia arriti të vinte në pranga drejtuesin e mjetit, një shqiptar 44-vjeç. Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 3.4 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb