Franca, Britania, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Shtetet e Bashkuara dhe Italia kërkuan të ndërpriten menjëherë luftimet rreth Tripolit në Libi, dhe alarmuan për përpjekjet e “grupeve terroriste” për të përfituar nga boshllëku politik në vend.


Të gjashtë vendet përsëritën – në një deklaratë të rrallë të përbashkët – shqetësimin e tyre të thellë rreth armiqësive në vazhdim në Tripoli, dhe bën thirrje për ulje të menjëhershme të tensioneve, fundin e luftimeve si dhe kërkuan një kthim të shpejtë në procesin politik, nën mbikqyrjen e Kombeve të Bashkuara.


Libia është shkatërruar nga dhuna dhe ndarja qëkur udhëheqësi i saj veteran, Muammar Gaddafi, është rrëzuar nga pushteti dhe është vrarë në vitin 2011.


Forcat e komandantit, Khalifa Haftar, i cili kontrollon lindjen e Libisë, kanë nisur një ofensivë në muajin prill për të marrë kontrollin e Tripolit, i cili kontrollohet nga një qeveri e mbështetur ndërkombëtarisht.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: