Franca, Britania dhe Gjermania, palët evropiane të marrëveshjes bërthamore me Iranin të premten shprehën shqetësimin e thellë për shkeljet e Teheranit të marrëveshjes së 2015.

“Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike konfirmoi në raportin e saj të 8 shtatorit se centrifugat e avancuar ishin instaluar në Natanz. Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga këto aktivitete, “thanë fuqitë evropiane në deklaratën e tyre të parë të përbashkët që nga një konferencë e IAEA në fillim të kësaj jave.

“Ne vazhdojmë të mbështesim JCPoA (marrëveshje bërthamore) dhe i kërkojmë Iranit të pezullojë aktivitetet e saj që shkelin angazhimet e tij në marrëveshjen e JCPoA dhe të përmbahet nga të gjitha veprimet e mëtejshme.”

“Ne i bëjmë thirrje Iranit të bashkëpunojë me IAEA për të gjitha çështjet përkatëse.”

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb