KAKAVIJË- Një furgon, i ngarkuar me drogë i ka shpëtuar sot policisë kufitare të Kakavijës, ndërsa është ndaluar nga policia greke 1 km larg doganës. Sakaq, në pranga një 23-vjeçar shqiptar, i cili drejtonte mjetin. Mësohet se droga është kapur në vendin e quajtur Kallpaq.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se në mjet u gjetën 38 pako me 21 kg marijuanë. Droga ishte e fshehur në serbatorin e mjetit. Po ashtu, gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan 350 euro, si dhe automjeti.

Ky është rasti i dytë brenda javës që mjete kalojnë doganën të ngarkuar me drogë. Ndërkohë, rasti i fundit u regjistrua të dielën e kaluar, ndërsa u kapën 22 kg drogë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: