TIRANË

Një tjetër demonstrim nga Lëvizja Socialiste për Integrim që ka të bëjë me përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”.

Para selisë së LSI-së është shpalosur një pankartë gjigande që ka një furgon dhe disa nga emrat e njohur që dolën në përgjimet e fundit si Imer Lala, Damian Gjiknuri por edhe emra personazhesh të botës së krimit si Safet Bajri, Moisi Habilaj, ndërsa shkruhet “furgoni me çunat problematikë”. Ndërkaq mbështetësit e LSI-së kanë mbushur rrugën dhe mbajnë në duar telefonat celularë të ndezur.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb