Një aksident automobilistik ka ndodhur para 30 minutave në aksin rrugor Plepa – Golem, pranë Shkëmbit të Kavajës.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanëeb” se një automjet tip furgon ka goditur një autobus. Për pasojë, janë lënduar 2 persona.  Njëri nga ta është nisur me urgjencë në Tiranë.

Një defekt i autobusit dhe ndalimi i menjëhershëm i tij ka bërë që furgoni ta godasë atë më forcë duke sjellë edhe përplasjen e tyre.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb