Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi tentoi të furnizonte mjetin me lekë të falsifikuara. Burime zyrtare nga policia e Lezhës raportuan se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet H.T., 52 vjeç, banues në Durrës.

Mësohet se pas njoftimit të marrë se një shtetas në një pikë karburanti në Kallmet ka furnizuar mjetin duke paguar me një kartmonedhë 5 mijë lekë (të reja) të dyshuara të falsifikuara, kanë organizuar punën duke arrestuar në flagrancë personin në fjalë.

Para
Para

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur e sekuestruar me cilësinë e proves materiale edhe 33 mijë lekë (të reja) të dyshuara të falsifikuara, të ndara në kartmonedha pesë mijëshe, dy mijëshe dhe një mijëshe. Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Falsifikim i monedhave”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: