Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, të cilit iu gjetën 3 kg kokainë. Valentin Tuku, 37 vjeç jetonte me dokumente të rregullta e punonte në zonën e Maranelos, duke mos lënë dyshime se merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Shqiptari
Shqiptari

Operacioni policor nisi ditën e shtunë, kur policia shkoi në shtëpinë e Tukut dhe nisi kontrollin. Ai ishte duke dalë nga banesa, kur u përball me agjentët e policisë. Në çantën e shpinës policia i gjeti një pako kokainë, 1 kg.

Kërkimi vazhdoi në garazhin e shqiptarit, ku u gjetën dy pako të tjera të fshehura në shalën e motorit. Nëse do të shitej kokaina, shqiptari do fitonte plot 600 mijë euro.

Sipas hetuesve, shqiptari ishte një emër i njohur në tregtinë e drogës dhe një furnizues i klasit të parë për shitësit e drogës në rrugë. Tuku ndodhet në burg, deri në pritje të gjykimit nga ana e autoriteteve italiane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb