TIRANE– Në një kohë kur furtuna “Ksenofon” ka goditur Greqinë, të gjithë mund të pyesin nëse është e rrezikuar Shqipëria. Në një lidhje telefonike për ‘News24’ meteorologia Tanja Porja tha se vendi ynë nuk rrezikohet nga kjo stuhi e fuqishme.

Ajo theksoi se i vetmi ndikim që sjell furtuna në vendin tonë, janë erërat e forta. Po ashtu meteorologia tha se vendi ynë do të përfshihet nga reshje shiu ditën e martë, kryesisht zona jugore dhe ajo qendrore, shkruan “BalkanWeb”.

“Në fakt nëse flasim për situatën në fqinjin ton jugor, Shqipëria ngelet në periferi të kësaj stuhie tropikale, që është krijuar prej 3-4 ditësh në kufijtë verilindor të Maltës. Ka pasur fuqizim të erërave. Ndaj kjo ka qenë dhe arsyeja që kemi pasur një erë të fuqishme në veri-lindje. Ajo po zhvendoset drejt brigjeve greke. Brigjet greke kanë pasur zhvendosje të erërave. Maksimumi i kësaj stuhie do të jetë gjatë ditës së shtunë. Do të zhvendoset drejt Qirpos dhe do të futet në territorin turk dhe do të ulë intensitetin. Përsa i përket territorit shqiptar, ngelemi në periferi. Vetëm në zonat jugore priten reshje të pakta shiu dhe pjesërisht në qendër. Veriu nuk do të ketë shira, vetëm pak gjatë natës. Ngelemi të paprekur nga kjo stuhi e Mesdheut lindor. Ajo që jemi ndikuar nga kjo stuhi janë vetëm erërat. Presim shira në territorin shqiptar gjatë ditës së martë. Këto janë pasojë të në cikloni që zhvillohet në gjirin e Genovas që pritet të zhvillohet ditën e hënë”, -tha Porja.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb