TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka porositur drejtuesit e 4 qarqeve të Veriut për drejtuesit e punonjësit e institucioneve lokale.

Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se në mbledhjen me drejtuesit e katër qarqeve të Veriut, deputetët e kryebashkiakët, Rama ka kërkuar të bëhet vlerësimi i çdo punonjësi në bashki.

Në mbledhje ka munguar deputeti dhe ish-ministri Ditmir Bushati.
“Të bëhet vlerësimi i çdo punonjësi në bashki. Të bëhet një analizë e strukturave dhe shërbimeve të institucioneve lokale. Të shikohet kontributi i drejtuesve të institucioneve në raport me PS”, kanë qenë porositë e Ramës.

Shefi i maxhorancës ka deklaruar se administrata në territor ka probleme.
“Në shtator e tetor do bëhet vlerësimi i të gjithë drejtorëve me bashki dhe largimi i atyre që nuk kapin ritmin e PS, vendimet do merren në mbledhjet e këshillit rajonal”, është shprehur Rama.

Kreu i qeverisë ka porositur kryebashkiakët të bëjnë sa më shpejt organigramat e bashkive, planet e investimeve dhe buxhetimit, që duhet të jenë gati deri në fund të gushtit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb