Partia Demokratike ka hedhur akuza në drejtim të nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku, duke thënë se ai ka bërë pushime luksi me paratë e Fusha Shpk.

Pas këtij denoncimi, Prokuroria e Përgjithshme i ka bërë kërkesë Prokurorisë së Tiranës për të verifikuar rastin. PP ka njoftuar se ka nisur verifikimin për denoncimin e PD.

“PP ka marrë parasysh kërkesën e Partisë Demokratike. Ne kërkojmë të nisë vlerësimi për këtë denoncim. Kërkojmë informacion për mënyrën e trajtimit të materialit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Partia Demokratike me anë të zëdhënëses Ina Zhupa tha se Mazniku jeton në luks dhe se paratë paguhen pikërisht nga Fusha Shpk, një aleate e Bashkisë së Tiranës dhe fituesja e shumicës së tenderave të bashkisë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb