TIRANE

Nën praninë e pedagogëve, studentët e senatit akademik të universitetit Luarasi zgjodhën të kalonin një ditë ndryshe pranë një familjeje në nevojë në zonën e Kamzës. Pasi dëgjuan historinë e trishtë të Ensuidës dhe dy vajzave të vogla, të rinjtë i dhuruan veshje, ushqime e shumë dashuri. Në kuadër të akteve të shpeshta të bamirësisë, Klubi i Vullnetarëve në këtë institucion të arsimit të lartë theksoi se misioni do të vazhdojë.

Pedagogu në Fakultetin e Drejtësisë, Lisien Damini bëri me dije se Luarasi ofron bursa nevoje për studentët që nuk kanë mundësi ekonomike për të përballuar shkollimin. Ai i bëri thirrje të gjithë të interesuarve që të nxitojnë për të aplikuar.

Pedagogu Fabian Pjetri tha se aktivitete të tilla bamirësie realizohen falë kontributit të studentëve dhe i bëri thirrje të gjithëve që kanë mundësi që të kontribuojnë sadopak për këtë kategori të shoqërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb