Diplomati Agim Nesho, i ftuar në emisionin Open në News 24, ka komentuar hapjen e fushatës elektorale të Partisë Socialiste, duke mos kursyer kritikat ndaj mënyrës së organizimit dhe imazhit që po ndërtohet rreth kryeministrit Edi Rama.

Sipas Neshos, performanca e politikanëve të PS-së ngjante më shumë me një spektakël sesa me një tubim politik serioz: “Politikanët e PS kërcyen si ariu në cirk,” tha ai me ironi. Ai shtoi se fushata kishte mangësi dhe se theksi i saj ishte fokusuar kryesisht mbi liderin e partisë.

“Edi Ramën e duartrokitën, duke treguar një kult personaliteti të ri që po ngrihet. Do shkojmë me Edi Ramën në Europë, që vetëm Rama na paska rëndësi,” theksoi diplomati. Edhe pse pranoi talentin e kryeministrit, Nesho e kritikoi simbolikën që ai përdori në paraqitjen e tij publike, duke e krahasuar me imazhet politike të liderëve autoritarë në Amerikën Latine: “Mbante një yll që ngjante si në Venezuelë. Chavez dhe Maduro dalin kështu si doli kryeministri,” përfundoi ai.

Agim Nesho: Politikanët e PS kërcyen si ariu në cirk. Fushata e PS-së kishte cene. Edi Ramën e duartrokitën, duke treguar një kult personaliteti të ri që po ngrihet. Do shkojmë me Edi Ramën në Europë, që vetëm Rama na paska rëndësi. Sado Rama është i talentuar, por mbante një yll, që ngjante si në Venezuelë. Chaves dhe Maduro dalin kështu si doli kryeministri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: