Fushata presidenciale e republikanit Donald Trump ka marrë një nxitje të fortë sipas raportimeve nga një donacion i vetëm prej 50 milionë dollarë nga milioneri Timothy Mellon, sipas të dhënave federale financiare në SHBA.

Fondi fushatës Trump i njohur si “MAGA Inc” raportoi te komisioni federal zgjedhor se muajin e kaluar kishte arkëtuar $68 milionë nga donatorët.

Ndërsa sot agjencia Reuters raportonte se Mellon, trashëgimtar i familjes së bankierëve me bazë në Pittsburgh, kishte dhënë $50 milionë nga shuma, ndërsa 10 milionë dollarë të tjera vinin nga milionerët Liz e Dick Uihlein.

Mediat amerikane thonin se Mellon kishte bërë donacionin pas dënimit të Trump për falsifikimin e të dhënave të biznesit në gjyqin e ‘parave te heshtjes’ ne New York.

Mellon ka qenë gjithashtu donator madhor i kandidatit të pavarur Robert F Kennedy Jr, duke dhënë sipas mediave rreth $20 milionë.

Donacioni i Mellon ka ndihmuar që aleatët pro-Trump të kalojnë shumën e donacioneve për Joe Biden javët e fundit, shkruan rrejti BBC.

Mellon, i cili besohet se jeton në Wyoming dhe nuk shihet shpesh në publik, është një pilot amator dhe investon në biznese të këtij lloji.

Revista Forbes llogarit se familja e bankierëve Mellon ka një pasuri prej rreth 14.1 miliardë dollarë.

Agjencia Reuters raportonte se miliarderi Mike Bloomberg ka dhënë deri tani rreth $20 milionë për fushatën e Biden.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: