Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, është shprehu se PD po shkon në zgjedhje ndërkohë që ka tre opozitarë në masë arresti.

Ajo tha se kemi një reformë zgjedhore të pa përfunduar dhe një mungesë totale të standardeve sa i takon futjes së barabartë në fushatë.

Sipas saj, kjo ka ardhur “për shkak të influencës së një pushteti që kërkon t’i mbajë zgjedhjet në tavolinë”.

Ndërkohë, analisti Nikollë Lesi tha në News24 se Sali Berisha si kreu i PD-së, duhet të dalë me një emër të besueshëm nga opozita për garën për kryeministër më 2025.

Pjesë nga diskutimi:

Dhurata Çupi: Kemi tre opozitarë në masë arresti, a biem dakord që kjo është fushatë e pabarabartë. Kemi një reformë zgjedhore të pa përfunduar dhe kemi sipas raporteve të OSBE, një mungesë totale të standardeve sa i takon futjes së barabartë në fushatë.

Kjo nuk është për shkak të Sali Berishës dhe Fatmir Mediut, kjo është për shkak të influencës së një pushteti që kërkon t’i mbajë zgjedhjet në tavolinë.

Nikollë Lesi: Berisha duhet të dal dhe të thotë që ne të mblidhemi si opozitës dhe të nxjerrim një kandidatë që të ngjallë besim të pjesa gri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb