ELBASAN

Kryeministri Edi Rama vijon fushatën elektorale në qarkun e Elbasanit. Pas takimit në Gramsh, shefi i qeverisë ka udhëtuar drejt Elbasanit ku do të flasë para qytetarëve.

Nga ana tjetër, opozita dhe mbështetësit e saj kanë dalë sërish në rrugë me pankarta dhe me thirrjet “Rama Ik”. Kujtojmë se kryeministri është pritur me protesta edhe në qytetet e tjera, ku përplasjet mes mbështetësve opozitarë dhe Policisë nuk ka munguar.

Gazetari i “BalkanWeb”, Fatmir Popja raporton se protestuesit janë të shoqëruar edhe nga ish-deputetë të Partisë Demokratike.  Gjithashtu protestuesit kanë djegur disa flamuj të Partisë Socialiste. Në gatishmëri janë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: