KOSOVË

Koalicioni AAK-PSD ka zhvilluar këtë të mërkurë një tubim qendror në qytetin e Drenasit, ku të pranishëm  ishin një numër i konsiderueshëm mbështetësish dhe simpatizantësh.

“Drenica është treguesi më i mirë i drejtimit që ka marrë vendi. Bashkë në epopetë e luftës çlirimtare dhe shtet krijimit, të bashkuar në themelimin e ushtrisë sonë, në mbrojtje të Trepçës dhe tregut tonë, sot në Drenicën e Adem Jasharit, sërish në të njëjtin rresht, për t’i shërbyer me besnikëri vendit. Drenasi i tha po qëllimit suprem Kosovës 100% shtet”, tha Haradinaj.

Para të pranishmëve fjalën e mori edhe Naim Bazaj, i cili më parë ishte pjesë e PDK-së për disa vite, tani po kërkon votën e qytetarëve të Drenasit për ta bërë kryeministër Haradinajn.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: