VLORË

Ndalesa e parë e PS në rajonin nr.3 të qytetit të Vlorës në kuadër të celjes së takimeve publike u zhvillua në sheshin e rikonstruktuar të Tre Racave. Një premtim i mbajtur gjatë mandatit të parë të kandidatit, Dritan Leli.


“Në mandatin e ri do të mundësojmë rikonstruksionin e teatrit “Petro Marko” të Vlorës.Do ti rijapim vlerë muzeut më të rëndësishëm të Shqipërisë, Muzeut Kombëtar të Pavarësisë. Kemi miratuar pak muaj më parë edhe pjesën e parë të projektit të shëtitores pas tunelit në drejtim të Radhimës e Orikumit. Do të ndërtojmë korsi të dedikuara biçikletash për një aks me gjatësi 20 km” -tha Leli.



Leli u kërkoi qytetarëve të bashkohen në 30 Qershor, për të cuar më tej projektet për zhvillimin e qytetit.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri deklaroi se zgjedhjet do të mbahen në 30 Qershor. Sipas Gjiknurit, koha e fjalëve ka mbaruar pasi  vota në 30 Qershor është votë për  Integrimin e Shqipërisë.

(BalkanWeb)