Takimi elektoral i kandidatit socialist të Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, në kishë, ka ngjallur reagime të forta politike.


Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është shprehur se kryeministri Edi Rama po shkatërron çdo gjë që shqiptarët fituan dhe ndërtuan në këto vite.


Përmes një mesazhi në “Facebook”, Mediu është shprehur se socialistët nuk duan t’ia dinë për Zot dhe as për institucione fetare.


“Rama dhe shupra e tij nuk duan tja fine as per kushtetute,as per ligj as per pluralizem. Nuk duan tja dine as per Zot e as per Institucione fetare. Babllaret e tyre shkaterruan kisha e xhami, vrane dhe burgosen njerezit e Zotit, sot perdhunojne Institucionet fetare.

Kane kohe qe duan te blejne dhe vendosin dhe drejtuesit e Komuniteteve fetare, ndersa hapur bejne fushate neper kisha. Pushteti i krimit, korrupsionit dhe diktatures ska skrupuj. Rama po shkaterron cdo gje qe shqiptaret fituan dhe ndertuan ne keto vite”, ka shkruar Mediu.

Mediu
Mediu

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb