Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka folur për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 11 majit, duke theksuar prioritetet e PD dhe rolin e strategut amerikan Chris LaCivita në organizimin e saj.

Në një intervistë për News24, Çupi theksoi se fushata ende nuk ka nisur zyrtarisht, por tashmë janë prezantuar slogani dhe imazhi i saj. Ajo nënvizoi se problemi kryesor në vend mbetet ekonomia, duke vënë në fokus pensionet e ulta dhe pagat.

“Kemi shumë pensionistë që jetojnë me më pak se 200 mijë lekë dhe kemi premtuar që pensioni minimal do të arrijë në 200 euro. Po ashtu, do të fokusohemi në rritjen e pagës mesatare dhe tejkalimin e varfërisë ekstreme,” tha ajo.

Sa i përket përfshirjes së Chris LaCivita, strategut të fushatës së Donald Trump, deputetja konfirmoi se PD do të ndjekë udhëzimet e tij për të strukturuar fushatën dhe për të maksimizuar mbështetjen elektorale.

“Do të jem korrekte me çdo strategji që na sugjerohet dhe do të bëj çmos për fitoren e PD,” shtoi Çupi, duke theksuar se si kandidate në listën e hapur, do të angazhohet maksimalisht për të fituar votat e qytetarëve.

(BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb