Deputeti Tritan Shehu ka dhënë detaje sa i përket mënyrë se si PD e ka konceptuar fushatën me diasporën.
Ai u shpreh se fushata është konceptuar të ndodhë me takime të vogla, jo të mëdha, të cilat sipas tij të kujtojnë liderin e Koresë Kim Yong Un.
Shehu shtoi se fushata do bëhet përmes lidhjeve kapilare të partisë me diasporën, ndërsa nuk harroi këtu edhe rolin e medias.
“Programin e tij e bën Berisha vetë. Do të ketë jo shumë takime jashtë, gjykoj se puna kryesore bëhet këtu, me lidhje kapilare me diasporën, me mjetet e medias. Berisha këtë e bën çdo ditë.
Padyshim që do të ketë takime në disa vende kryesore.
Takime direkte nuk kanë nisur akoma, do të nisin shumë shpejt, por bisedat kanë nisur.
Unë nuk jam për takime të mëdha, bëjnë efekt të kundërta, ngjajnë si Kim Yong Un”, u shpreh ai.