TIRANE

Në fjalën e tij në cëlje të fushatës, kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili më 30 qershor garon për një mandat të dytë për të drejtuar Tiranën, u shpreh se PS dhe ekipi i saj nuk kanë menduar për zgjedhjet e ardhshme, por për gjeneratën e së ardhmes. Ndërsa kujtoi ditën e parë në Bashkinë e Tiranës, Veliaj tha se sot pas 4 vitesh Tiranës i ka ardhur ora, por ajo që ka mbetur në vend numëro është SHQUP-i.

“Kjo është Tirana , fitorja jonë e madhe, një mirëseardhje miqve nga gjithë Shqipëria. Sot është 1 qershori, dita e fëmijëve, një kujtesë që PS është e vetmja që kudo ku ka qeverisur, nuk ka menduar për zgjedhjet e ardhshme po për gjeneratën e ardhshme edhe sot, po takohemi në një hapësirë për të rinj e fëmijë. Mbaj mend ditën e parë në bashki, i kishte mbetur ora, pas 4 vitesh Tiranës e Shqipërisë i ka ardhur ora por ShQUP-it i ka mbetur ora në vend. S’mund t’i themi fëmijëve se një grup fëmijësh nuk janë gati të vijnë në betejë. Është betejë për fëmijët për të ardhmen, ndaj më 30 qershor duhet të fitojë Shqipëria e fëmijët e Shqipërisë kudo që janë.

Në qeverisjen e Ramës, Shqiperia ka bërë progresin më të madh, ama në 30 qershor e kemi vetë në dorë t’i japim fund tranzicionit e të jemi vendi dinjitoz. Gjatë këtyre viteve jemi munduar ku ka pas nevojë, ku ka pas mundësi për të ndrequr, por jam i bindur që c’ka kemi bërë ne Tiranë do e bëjmë në gjithë territorin. Sot nuk janë vetëm socialistët, na janë bashkuar qytetarë nga gjithë territori që mendojnë se PS mund të qeverisë. Për të gjithë që fëmija ësht ëmë i rëndëishëm, që nuk duan një 97 që e duan Shqipërinë si Europa ka vetëm një zgjidhje PS e kandidatët e saj .” u shpreh Veliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb