TIRANE

Kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputetet e PS, Ogerta Manastirliu dhe Blerina Gjylameti, inspektuan punimet e kryera në lagjet e rrugës së “Barikadave”, “Abdulla Gjikali” dhe “Isa Bioletini” në Njësinë 9, ndërsa u takuan dhe biseduan me banorët.


Veliaj tha se investimet kanë sjellë jo vetëm një infrastrukturë më të mirë për banorët, por edhe kanë rritur vlerën e pronës në këto zona.


“Na ka ecur puna shumë mirë. Ka pasur ngarkesë, nuk është mentalitet i lehtë, por e di çfarë? Kur njerëzit shohin që punohet, thonë se duke punuar, fiton edhe besim. Në lagje këtu i kemi bërë të gjitha ndërhyrjet, edhe rruga nuk ka dalë keq”, tha Veliaj.


Veliaj theksoi se Njësia 9 do të preket edhe nga disa projekte të tjera të mëdha, përfshi këtu edhe ndërhyrjen në Bulevardin Zogu i Parë. “Tani do fillojmë bulevardin e “Zogu i Parë”, do rregullohen edhe të gjithë fasadat”, tha Veliaj. Ai sqaroi edhe disa nga projektet e tjera madhore të Bashkisë së Tiranës, ku përfshiu edhe Unazën e Madhe.

“Tani po punojmë te blloku i “Casa Italia”-s, kemi edhe rrethrrotullimin te “Shqiponja”. Do bëhet edhe rruga te Astiri. Ti u thua po të shpronësoj, po të jap një banesë sociale, kurse ata thonë për ideal të partisë do rri këtu. Atyre ju ka dalë llotaria, po bëjnë shtëpi, janë bërë 10 familje bashkë dhe po bëjnë pallate ngjitur me Unazën e Madhe të Tiranës, që është rruga më e shtrenjtë. Pra, u ka rënë bingo, nuk janë për hall. Atyre është për t’u thënë, vazhdo te partia, por rruga do të bëhet. Kështu shpëton “Casa Italia”, Dogana dhe gjithë rrethrrotullimi ‘Shqiponja’”, shtoi Veliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb