Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Matit, njëkohësisht edhe kryebashkiaku aktual i këtij qyteti, Agron Malaj, ka deklaruar sot se i pari në Shqipëri është Edi Rama, ndërsa pas tij janë 10 mijë vende bosh e pastaj vjen populli.

Deklarata e tij erdhi në takimin e sotëm në mbyllje të fushatës në PS në qytetin e Matit.

“Në fushat e tyre kanë spikatur. Por duhet të bëjmë dhe një analizë tjetër, kush është Edi Rama dhe Sali Berisha, kush është Edi Rama dhe Ilir Meta.

Ka një diferencë shumë të madhe. Është Edi Rama, janë nja dhjetë mijë vende bosh, pastaj vjen populli, në fund fare janë ata.

Këta që kanë humbur rrugën e tyre e nuk dinë se çfarë thonë, janë bërë si të shushatur sot në bashkitë tonë, sepse e dinë që populli do të ecë përpara dhe është për zhvillimin. Nuk kemi kohë të shkojmë pas atyre që nuk njihen as kombëtarisht as ndërkombëtarisht, por janë një parti me 3 ndarje, njëri ka vulën, një Saliun, një voton tek Meta.”, u shpreh Malaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb