Bernie Sanders, senatori i pavarur dhe zëri kryesor progresiv në Kongres, me tone shumë të ashpra kritikoi atë që ai e quajti fushatën “katastrofike” të Partisë Demokratike, pas humbjes së thellë të Kamala Harris nga republikani, donald trump.

Ai pretendoi se dështimi i demokratëve për të përqafuar politikat që do të ndihmonin amerikanin e klasës mesatare çoi në performancën e dobët të partisë në zgjedhjet e djeshme.

“Nuk duhet të jetë befasi e madhe që një Parti Demokratike që ka braktisur njerëzit e klasës punëtore do të zbulonte se klasa punëtore i ka braktisur ata”, tha Sanders, i cili u rizgjodh për një mandat të katërt për të përfaqësuar Vermontin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: