I ftuar në emisionin “Log” në New24, analisti Ermal Hasimja u shpreh se përpjekjet e PD për të marketuar amerikanë kanë qenë edhe në vitin 2005, kur Berisha fitoi zgjedhjet.

Sipas Hasimes, megjithëse këto “shiten” si mesazhe të SHBA-së, nuk kanë asnjë lidhje.

Ermal Hasimja: Ideja është që unë di përvojën e 2005 ku praktikisht erdhën grupi i amerikanëve dhe nuk ishte ideja se po vijnë republikanët. Në raport me Shqipërinë, janë marketuar si një mesazh i SHBA, por nuk janë mesazh. Berisha mund të shkojë në SHBA dhe përmes procesit të lobimit. Nëse do hiqet “non grata” do hiqet përmes lobimit. Impakti i heqjes “non grata” në Shqipëri do të jetë shumë i vogël.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb