Një automjet i OSHEE është goditur nga pas nga një autoveturë, e për pasojë janë plagosur rëndë dy punonjësit e kompanisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë, pranë fshatit Larushk.

Sipas informacioneve, dy punonjësit e OSHEE po ktheheshin nga puna pas riparimit të një defekti, kur ndodhi aksidenti.

Të plagosurit janë dërguar drejt Spitalit të Traumës, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje, për të dokumentuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Të dy punonjësit e OSHEE janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës ku pritet t’i nënshtrohen ndërhyrjeve ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.
Sipas informacioneve të para ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte mjeti që goditi makinën e OSHEE, por nuk përjashtohet edhe ndonjë gabim njerëzor nga ana e punonjësve të OSHEE të cilët si pasojë e mungesës së stafit janë të detyruar të punojnë dy apo më shumë turme pa ndërprerje.

Balkanweb//

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb