Zi në botën e futbollit. Ndërron jetë Johan Neeskens, një nga yjet e mesfushës së Holandës së viteve 70′.

Ka qenë Federata e këtij vendi që ka dhënë lajmin për vdekjen e tij në moshën 73-vjeçare, teksa nuk ka lënë pa përmendur kontributin e Neeskens.

“Me pikëllim të madh KNVB mësoi për vdekjen e papritur të Johan Neeskens. Johan ishte një nga më të mëdhenjtë tanë. Do të na mungojë pa masë. Johani ishte në Algjeri për projektin e KNVB-së ËorldCoaches.

Fjalët na mungojnë për këtë humbje të madhe dhe të papritur. Mendimet tona shkojnë te gruaja e tij, Marlis, fëmijët e tij, familja dhe miqtë e tij. Bota jo vetëm që i thotë lamtumirë një të talentuari sportist, por mbi të gjitha për një qenie njerëzore të përkushtuar, të pasionuar dhe të mrekullueshëm”- shkruan Federata.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb