Numërimi mbrapsht ka nisur. Serie A mban frymën në prag të derbit të Italisë. Inter-Juventus do të diskutojnë aktin e parë sezonal në atë që konsiderohet një test force në garën për titullin kampion. Për herë të parë pas vitesh dominimi nga ana e “Zonjës së Vjetër”, në këtë sfidë zikaltërit vijnë si kryesues dhe me të gjitha kartat në rregull për të marrë maksimumin përpara tifozëve të tyre, që kanë shteruar prej kohësh të gjitha biletat për një vend në “San Siro”.

Nintchdbpict000523397140 E1569781871119
Nintchdbpict000523397140 E1569781871119

Pas humbjes në Champions kundër Barcelonës, Antonio Conte do të ketë në dispozicion Romelu Lukaku. “Gjigandi” belg pritet të niset nga minuta e parë për të formuar dyshen e sulmit me shumë mundësi në krah të Lautaro Martinez. Ndeshje kundër Juventusit është speciale për teknikun zikaltër, pasi do të përballet në Serie A për herë të parë ndaj ish-skuadrës së tij. Një sfidë e rëndësishme edhe për kolegun e tij në pankinën e kampionëve italianë.

4 Fbl Ita Seriea Juventus Napoli
4 Fbl Ita Seriea Juventus Napoli

Maurizio Sarri ka vendosur në shinat e taktikës së re futbollistët e tij, që në ndeshjet e fundit kanë fituar, duke zhvilluar edhe një lojë atraktive sulmuese. Por transferta milaneze është prova e vërtetë nëse idetë e trajnerit funksionojnë. Po ashtu, bardhezinjtë duhet të fitojnë me çdo kusht për të treguar se “Zonja e Vjetër” nuk ka ndërmend të dorëzojë titullin kampion. Cristiano Ronaldo mbetet “arma” e fortë e juventinëve, ndërsa Higuain i rilindur nën udhëheqjen e Sarrit është një alarm më shumë për Interin.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb