Dor Peretz, lojtari i Izraelit, në konferencën para ndeshjes ndaj Francës u shpreh se në  këtë periudhë lufte, futbolli për vendin e tij është në planin e dytë.

“Është shumë e vështirë të luash futboll ndërsa vendi yt është në luftë, por mbetet një privilegj.

Unë mendoj se nuk mund ta imagjinoni se sa e vështirë është situata, kur ushtarët tanë po mbrojnë vendin tonë dhe ka ende pengje. Është e vështirë, por ne e dimë se është një privilegj të luash futboll ndërsa Izraeli është në luftë dhe të japim shpresë dhe lumturi për vendin tonë. Ne jemi krenarë që jemi këtu dhe e përfaqësojmë atë” – tha ai. Izrael-Francë do të mbahet në Bozsik Arena (Budapest).

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb