“4 në 4”, të gjithë ekipet shqiptare pjesëmarrëse në europë u eliminuan në raundin e parë, përjashto këto Partizanin që kishte dhe një mundësi të dytë në Europa League. Futbolli shqiptar vërtetoi dhe një herë diferencën shumë të madhe me ekipet e tjera të rajonit. Ky ishte një fund i pashmangshëm duke parë që Superliga e sezonit të fundit la shumë për të dëshiruar, mbi të gjitha në garën për europë, në një kohë kur të gjithë e dinin se kush ishin ekipet që plotësonin kushtet e licencimit nga UEFA.

Grigor Tavo
Grigor Tavo

Situata këtë sezon parashikohet edhe më e vështirë, për të mos thënë e rëndë, në një kohë kur pjesa më e madhe e ekipeve kanë vështirësi të jashtëzakonshme për të mbijetuar e jo më për të konkurruar. Ekipe si Flamurtari, Vllaznia, Luftëtari e Bylis kanë shprehur publikisht problemet e tyre financiare. Ende pa nisur sezoni janë në kushte mbijetesë, me shumë borxhe dhe me shumë pak shpresë se situata mund të përmirësohet.

Kas Skenderbeu
Kas Skenderbeu

Në këtë tablo të errët në maj qëndron Skënderbeu. Dënimi i UEFA-s, i lënë në fuqi nga CAS, praktikisht nxjerr korçarët nga gara reale, për më tepër që mbetet ende për tu parë se çfarë vendimi do të marrë FSHF.

Në këto kushte, me shumë paqartësi për të ardhmen, disa nga përfaqësuesit e klubeve të Superligës zhvilluan një takim të jashtëzakonshëm me zv presidentin e FSHF-ës, Edvin Libohova, njëkohësisht edhe presidenti i Ligës Profesioniste:

Libohova
Libohova

“Presim paketën ligjore nga qeveria dhe nëse vendimet aty nuk përputhen me kërkesat tona do të shohim si do veprojmë. Shtyrja e kampionatit është një opsion, por gjithsesi, duhet të presim draftin e qeverisë, gjatë këtyre ditëve, që më pas të dalim me vendimin tone”, u shpreh Libohova. Superliga këtë sezon është parashikuar të nis me 24 gusht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb