Futbolli shqiptar jep sot në mbrëmje trofeun e parë sezonal. Partizani dhe Kukësi do të diskutojnë në “Elbasan Arena” duke nisur nga ora 19:00 finalen e Superkupës, një sfidë që vlen edhe si një test force mes dy rivalëve të mëdhenj në prag të edicionit të ri të Superligës. Jo më kot, të kuqtë e kryeqytetit kërkojnë një start që do t’i tregonte të gjithë kundërshtarëve se nuk kanë ndërmend të zbresin me lehtësi nga froni i kampionëve. Një konfirmim për këtë vjen nga fjalët e trajnerit Franko Lerda, që nuk e ka fshehur aspak objektivin e skuadrës së tij.

Franco Lerda
Franco Lerda

“Ne jemi gati për ta nisur mirë këtë sezon, kemi dëshirën që ta nisim sa më mirë këtë sezon dhe të bëjmë tonin këtë trofe. Skuadra po punon shumë mirë, ende nuk kemi të gjithë elementët në kushtet optimale se kemi pasur përgatitje me emra që janë afruar më vonë. Por po punojmë që të gjithë të jenë sa më gati edhe në aspektin fizik, edhe atë teknik”, ka thwnw tekniku italian.

Lerda Partizani Stervitje
Lerda Partizani Stervitje

Lerda nuk mund të evitonte pyetjet në lidhje me merkaton, por tekniku italian e ka dërguar topin në fushën e drejtuesëve të klubit.“Kam ardhur në një vend të huaj, në një kampionat që nuk e njoh, me një skuadër që ka fituar titullin, me drejtues që kanë ndërtuar një ekip që funksionon se ndrysh nuk do të fitonte. Nga trajnerët jam si natyre prej atyre që i besojnë klubit, ka edhe teknikë-menaxherë, por unë i besoj kësaj skeme”, wshtw shprehur trajneri Partizanit. Lerda nuk ka dashur të zbulojë asgjkë në lidhje me formacionin që do të zbresë në fushë nga minuta e parë në sfidën kundër Kukësit.

68325189 1842537412558264 3267435557713608704 N
68325189 1842537412558264 3267435557713608704 N

Të njëjtën linjë ndoqi edhe kolegu i tij Shpëtim Duron në konferencën për mediat para sfidës. Gjithsesi, klubi kukësian ka bërë publike listën me 20 lojtarët që do të jenë të gatshëm për finalen e Superkupës së Shqipërisë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb