Futbolli shqiptar vajton ndarjen nga jeta të një ikone të madhe, një njeri të madh si Miço Papadhopulli. Ish futbollisti i Partizanit, ish drejtues i Federatës Shqiptare të Futbollit, “Daja” siç njihet në opinionin sportiv, ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare. Papadhopulli konsiderohet si një nga personazhet më të njohur të futbollit shqiptar, mbi të gjitha një prej ikonave të klubit Partizani në vitet 1950-1960 ku fitoj dhe 6 tituj kampion.


Mico
Mico

Papadhopulli gjithashtu ishte një nga lojtarët më të spikatur edhe në ekipin Kombëtar. Ish legjenda e kuqe, pas futbollit të luajtur vijoi përkushtimin e tij për këtë sporti duke qenë pjesë e FSHF-ës në vitet e 69-72 si shef teknik, duke u nderuar më pas dhe me titullin President Nderi i FSHF-ës. Pedagog në ILKF dhe anëtar i Komisionit Teknik në FIFA e UEFA, një personazh që ndër vite fitoi respektin e futbollit shqiptar, i urtë dhe i dashur nga të gjithë. Homazhet në nder të ikonës Papadhopulli do te kryhen tek Muzeu Historik në orën 12:00-15:00 ndërsa varrimi do të bëhet ne Sharrë në orën 16:00.
(BalkanWeb)



Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb