Nga ecuria negative, te titulli kampion, rivalët dhe akuzat për tolerime. Skënder Gega zbret personalisht në fushë për t’iu përgjigjur mbi gjithçka që rrethon skuadrën e tij në sprintin final drejt trofeut. Tekniku si fillim ka hedhur poshtë të gjitha aludimet se humbja e fundit kundër Luftëtarit erdhi si pasojë e atij që cilësohet “futbolli i tavolinave”.

Partizani Foto Vogel
Partizani Foto Vogel

“Varet kush i përflet rezultatet tona. Nëse dikush ka argumenta teknike, jam gati të ballafaqohem me çdo njeri. Unë e di sa fort ka luftuar klubi dhe ky grup për të arritur këtu. Unë e njoh veten personalisht. Ne paragjykojmë edhe kampionatet e huaja, jo më Superioren. Ne jemi të ndërgjegjshëm për atë ç’ka bëjmë, respektojmë çdo opinion, por në fund respektojmë veten më shumë se të tjerët. Lojtarët janë profesionistë. Nga java në javë përflitemi se jemi ekip cinik që nuk prodhojmë lojë. Javën tjetër kemi bërë shumë gola, por është faji i mbrojtsave kundërshtarë, këtë radhë është faji i dikujt tjetër. Edhe 8 javë ka, hallet i heqim bashkë, festat do i ndajmë me të tjerët. Ndjeva keqardhje të jashtëzakonshme për këtë humbje. Në të gjitha ligat Europiane ka surpriza, për fat të keq na ndodhi ne, do mundohemi ta korrigjojmë. Ky është premtimi jonë karshi tifozëve dhe atyre që kanë mbushur barkun me opinione të ndryshme, sepse nuk duan ta shohin Partizanin atje ku duhet. Nuk më intereson fare”, ka thënë Gega.

Partizani
Partizani

Trajneri i Partizanit nuk është dakord as me perceptimin se kryesuesit e Superligës po kalojnë një krizë rezultatesh. “Besoj se i kemi marrë pikët. Duket si minikrizë nga dy humbjet në Kupë. Është një moment jo i mirë. Humbja e Kukësit e vuri grupin në agresivitetin jo të duhur. por duhet të dimë ta kalojmë, e kemi eksperiencën. Duhet të përgjigjemi fort kundër Skënderbeut”, ka vijuar tekniku i Partizanit në konferencën për mediat në prag të sfidës së radhës kundër Skënderbeut. Pikërisht në këtë sfidë, e para për fazën e katërt të Superligës, Gega pret kthesën nga futbollistët e tij. “Kemi bërë një analizë të hollësisht. E rëndësishme është të ndërgjegjësohemi, kemi gabuar në një moment jo të përshtatshëm. Pritshmëri ishte e madhe, ky është futbolli dhe me Skënderbeun do korrigjohemi, nuk do ketë të njëjta gabime”, ishte paralajmërimi i Gegës.

Partizani Vret Kampionatin
Partizani Vret Kampionatin

Përtej misionit për t’u kthyer te fitorja, Gega refuzon ta cilësojë sfidën e së mërkurës vendimtare për titullin kampion. “Javën që kaloi unë thashë që kemi 9 finale. Nuk është finale e madhe me Skënderbeun, janë të gjithë finale. Edhe nëse fitojmë, edhe nëse fitonim ndaj Luftëtarit, sërish mbeten shumë ndeshje, të gjitha finale. Asgjë s’ka mbaruar. Është finale e javës në vazhdim. Është mirë që do luajmë me ekipe të mira. Me Kukësin në Shkodër treguam që dimë ta kontrollojmë veten”, ishte komenti i trajnerit të Partizanit. Në fund edhe një mendim për rivalët e përjetshëm të Tiranës, në rrezik për t’u larguar nga Superliga dhe sigurisht akuzuese kryesore sa i përket tolerimeve nga ana e kryesuesëve në fundjavën e shkuar. “Është një aset i kampionatit shqiptar. Uroj që Tirana të jetë në elitë dhe të ketë gjithmonë derbi. Dinamo nuk ekziston, është për të ardhur keq. Do kisha qejf të ishin ekipe më me kualitet. Uroj të kthehet edhe Lushnja, Elbasani, Vllaznia sa më shpejt. Të rritet numri i klubeve me traditë. Sporti të plotëson jetën”, ka përfunduar Gega.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: