Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla deri më tani ka luajtur 6 ndeshje me Espanyol. Trajneri i skuadrës spanjolle, Manolo Gonzalez, ka vlerësuar në maksimum cilësitë e Kumbullës, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Drejtuesit tanë sportiv kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në merkato. Marash Kumbulla luajti shumë ndeshje me Romën e Murinjos kur ishte 20 apo 21 vjec. Më pas u penalizua vetëm për shkak të dëmtimeve, por ka luajtur shumë mirë. Ka nivel të mirë dhe është ambientuar menjëherë në Spanjë”, tha trajneri i Espanyol.
(J.S/BalkanWeb)