‘France Football’ futet në “xhepin” e yjeve të futbollit botëror duke përpiluar një listë “sheikësh”, 5 futbollistët dhe 5 trajnerët më të paguar. Leo Messi dhe C.Ronaldo vijojë duelin e tyre jo vetëm kush është futbollisti më i mirë por dhe më i paguari. Në këtë klasifikim miliarderësh, “pleshti” qëndron në majë, 130 milion euro përfiton sulmuesi i Barcelonës.

Lionel Messi Barcelona Sevilla Ih3cxhkqcdfz1nhfyljoxqaty
Lionel Messi Barcelona Sevilla Ih3cxhkqcdfz1nhfyljoxqaty

Në vendin e dytë pozicionohet Ronaldo, fakti që u largua nga Reali nuk i ka kushtuar aspak xhepit të tij, përkundrazi në Torino përfiton 10 milion euro më shumë, por as kjo nuk rritje nuk mjafton për të parakaluar rivalin e tij më të madhe, 113 milion euro përfiton Ronaldo në vit. Mbyll podiumin e lojtarëve më të paguar Neymar, 91,5 milion euro përfiton ylli brazilian i PSG. Në vendin e 4-ët me 44 milion euro renditet Griezmann ndërsa në vendin e 5-të me 40,2 milion euro pozicionohet Bale.

Interesant është fakti që trajneri më i paguar në botë sipas ‘France Football’ është Simeone, më teknikun e Atletico Madrid që përfiton 41 milion euro. Në vendin e dytë dhe të tretë kemi dy trajner të pa punë si Mourinho dhe Henry. Është pa diskutim një nga trajnerët më të mirë në botë por jo më i paguari, Pep Guardiola renditet në vendin e 4-ët me 24 milion euro në sezon. Mbyll këtë klasifikim Vallverde, tekniku i Barçës përfiton 23 milion euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb