TIRANË– Futbollistët e Kombëtares kuqezi, pasi kanë zhvilluar gjatë ditës së sotme edhe ditën e 5-të të përgatitjeve në kuadër të përballjes të dielën me Armeninë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikuesete e Europianit “Francë 2016”, si dhe pas konferencës për shtyp, i janë drejtuar xhamisë ‘Riza Bajrami’ të qytetit të Durrësit, ku me sa duket edhe nga fotoja ata kanë kryer ritet duke falur xhumanë.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe vetë Ermir Lenjani, njëri prej futbollistëve të përfaqësues sonë në futboll, i cili ka postuar në adresën e tij zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’ edhe foton duke e shoqëruar atë me diçiturën “Në Xhuma më bashkëlojtarët e Kombëtares”.

Edhe pse mbështetja e tifozerisë nuk ka munguar asnjëherë dhe nuk do të mungojë as në përballjen me Armeninë, me sa duket “Djemtë e Kombëtares” kësaj here kërkojnë edhe mbështetjen e zotit, duke ju lutur e besuar se vullneti i tij do të jetë ai i një rezultat pozitiv.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb