GJERMANI- Mesfushori i Bayern Munichut, Arjen Robben ka pësuar plagë në dorën e majtë pasi ia kishte kafshuar një krokodil, në kampin stërvitor të ekipit në Katar.
Arjen Robben ka përjetuar një ngjarje të tmerrshme në kampin stërvitor të ekipit në Katar, dhe është me fat që është gjallë.

Mesfushori holandez kishte shkuar për të marrë topin që kishte rënë në një liqen afër fushës ku ishte duke stërvitur.

Por, papritmas aty u sulmua dhe u kafshua nga një krokodil, raporton “Bild”.

“Kur shkova për ta marrë topin nga liqeni, krokodili më kafshoi”, deklaroi Robben. Ai ka vazhduar stërvitjen, por me një mbrojtëse në dorë.

(ma.ar/tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: