TIRANE – Futbollisti i kombëtares shqiptare, Bekim Balaj po jeton këta dy muaj një histori të nxehtë dashurie. Ai është njohur dhe ka krijuar prej pak kohësh një lidhje me prezantuesen seksi Einxhi Shkira. Vajza seksi është moderatore në kanalin e ri muzikor ‘MAD’, mirëpo këto ditë ka munguar në punë. Ajo është nisur për pushime në Xhamajka bashkë me futbollistin biond. Burime pranë çiftit bëjnë me dije se ata tashmë janë zyrtarisht në një lidhje dhe kanë udhëtuar bashkë. Dy të rinjtë, të bukur e të famshëm, kanë zgjedhur të pushojnë në vende të nxehta përgjatë ditëve të ftohta të dhjetorit. Ata ndodhen aktualisht në Xhamajka, duke shijuar rrezet e nxehta të diellit dhe dashurinë e njëri-tjetrit. Einxhi është një ndër moderatoret e emisioneve që transmetohen në kanalin muzikor, i cili ka zgjedhur si imazh një grup të rinjsh. Sakaq, edhe futbollisti shkodran Balaj është në momentet më të mira të karrierës së tij. Megjithëse kanë pak kohë të lidhur, Bekimi dhe Einxhi janë, pa dyshim, ndër çiftet më tërheqës të showbiz-it shqiptar.

(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: