Viti i ri nuk do të nisë mirë për ekipin spanjoll të Athletic Bilbaos. Yeray Alvarez, debutues këtë vit me ekipin bask, do të operohet javën e ardhshme pasi është diagnostikuar me kancer në testikulin e djathtë. Pasditen e sotme, futbollisti u vu në dijeni për sëmundjen pas analizave të bëra. Presidenti Urrutia dhe doktori Lekue, shefi i shërbimeve mjekësore të Bilbaos, komunikuan lajmin dhe hapat që do të ndiqen në një deklaratë për shtyp.

“Yeray na njoftoi pak ditë më parë për shqetësimet që kishte. Dhe pas analizave të bëra dhe ekografisë rezultoi me kancer. Duhet të veprojmë me shpejtësi, gjithnjë nëse ai dhe familja e tij bien dakord,” tha doktori i klubit.

Gjithashtu shefi i shërbimeve mjekësore Leuke tha se të dhënat e para na bëjnë të ndihemi optimistë. “Gjëndja fizike e lojtarit është shumë e mirë. Besojmë se do të jetë në gjendje ta kalojë problemin që ka,” tha ai.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: