TIRANE

Bes Kallaku prej disa muajsh ka nisur xhirimet për filmin ‘Falco’, në të cilin ai ka rolin e regjisorit, skenaristit dhe aktorit protagonist. Në këtë film janë përfshirë shumë personazhe të njohur shqiptarë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Së fundmi Besi ka treguar se pjesë e filmit do të jetë edhe futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi. Aktori dhe këngëtari ka publikuar në ‘Instagram’ një foto në të cilën shihet se është improvizuar një skenë ku Cikalleshi firmos bashkë me Besin, që ka rolin e presidentit të klubit të Laçit.

“Presidenti i KF Laçi, Falco Laçjani sapo mbylli transfertën e radhës për ekipin e Laçit. Falco vjen së shpejti”, ka shkruar Besi në përshkrimin e fotove për të shpjeguar gjithçka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb