ITALI

Christian Vieri dhe partnerja e tij Costanza Caracciolo bërë për herë të parë prindër. Vogëlushja e ardhur në jetë ditën e djeshme është pagëzuar me emrin, Stella. Lindja është bërë në një maternitet në Milano. Sipas burimeve të para si nëna si vajza janë shumë mirë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë –ish futbollisti i italian me një status në Instagram.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Sot është dita më e lumtur e jetës sime. Tani e kuptoj emocionin e çdo prindi kur merr për herë të parë në dorë fëmijën e tij. Është një mrekulli që jeta na e ka falur”- shkruan ai në postimin e tij. Lajmi i shtatzëninë së Costanza Caracciolo u bë publik vetëm në muajin e gjashtë të saj. kujtojmë që në vitin 2017 çifti humbi një fëmijë pas një aborti spontan të Costanza-s.


(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb