Një lajm aspak mirë vjen për Perunë para ndeshjes me Australinë. Ekipi edhe pse është i eliminuar në ndeshjen e fundit të Botërorit do të luajë pa sulmuesin Jeferson Farfan.

33-vjeçari pas një përplasje me një shok skuadre në stërvitje ka pësuar një dëmtim traumatik në tru, duke mbetur për disa momente pa ndjenja derisa rifitoi vetëdijen.

Sipas protokollit të tronditjes futbollisti nuk do të jetë i aftë për të luajtur kundër Australisë të martën.

Lajmin për këtë dëmtim që mbajti në ankth ekipin e Perusë për gjendjen e lojtarit e konfirmoi trajneri Ricardo Gareca: “U përplas me një shok skuadre gjatë stërvitjes,”-tha fillimisht.

“Ne ishim shumë të shqetësuar por duhet të falënderoj mjekët e ekipit kombëtar që ishin fantastik dhe gjithashtu Rusinë që është përgatitur shumë mirë për të tilla raste.”

Jeferson Farfan aktualisht ndodhet në një nga spitalet e Rusisë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb