Lojtari i Rumanisë, Vali Mihăilă u shpreh se skuadra është e motivuar në maksimum, për ndeshjen ndaj Kosovës në Nations League, që do të luhet pas disa ditësh. Gjithashtu, ai tha se shpreson që të mos të ketë incidente, si në rastet e kaluara.
“Ne jemi të gatshëm. E pamë që ka ndryshime në ekipin e tyre, por na mbetet të mendojmë se çfarë mund të bëjmë në fushë dhe në fund të dalim me fitore.
“Shpresojmë që tifozët të na inkurajojnë dhe në fund ne t’i lumturojmë dhe gëzojmë ata. Natyrisht, nuk duam incidente. Ka pasur incidente në të kaluarën, në ndeshje me Izraelin nëse nuk gabohem, por shpresojmë të mos ndodh asgjë dhe të jetë një ndeshje paqësore”, shtoi Mihailă.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "
Balkanweb" mjafton të klikoni:
Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb