KELN – Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare dhe njëkohësisht i skuadrës gjermane Këln, Mërgim Mavraj po has disa probleme në Gjermani me ekipin e tij. Ai njihet nga të gjithë si një njeri fetar dhe besimtar praktikant i fesë islame, ndërkohë që poston edhe shpesh në faqen e tij në ‘Facebook’, gjëra që kanë të bëjnë me fenë islame dhe fotografi me Kuranin.
Postimet e shpeshta kanë shqetësuar drejtuesit e klubit të tij dhe kanë bërë që Këlni të kontrollojë faqen e mbrojtësit shqiptar. Sipas mediave gjermane, Këln mund të marrë masa, ndaj këtyre postimeve në faqe nga Mavraj dhe pritet t’ia ndalojë kategorikisht një gjë të tillë mbrojtësit.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: