ITALI

Melissa Satta dhe Kevin Prince Boateng ndahen. E përditshmja italiane ‘Oggi’ ka zbuluar detaje nga ndarja e futbollisit të njohur dhe modeles italiane. Ata kanë edhe një djalë, Maddox.

Gjithashtu bën të ditur se Melissa i është drejtuar avokatit të saj për të nisur procedurat për divorcin. Pra gjithcka është konfirmuar se dashuria mes çiftit të njohur ka përfunduar pas shtatë vjetësh.

Melissa dhe Boateng edhe pushimet e Krishtlidjeve i kaluan të ndarë. Për të mirën e djalit të tyre Melissa Satta dhe Kevin Prince Boateng janë munduar të mbajnë sa më të qetë situatën.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb