ANGLI- Një video e sulmuesit të Arsenalit, Alexis Sanchez me përmbajtje seksuale po skandalizon këto ditë Anglinë.
Valentina Roth, ish-partnerja e kilianit, ka deklaruar se marrëdhënia e saj me futbollistin përfundoi pasi disa miq të tij i kishin xhiruar të fshehur në dollap momentet intime të çiftit.

“Ishim në shtëpinë e tij kur dëgjova zhurma në dollap. E pyeta nëse dëgjoi gjë dhe më tha që jo. Kur e dëgjova sërish zhurmën, shkova dhe pashë brenda dollapit”, thotë Valentina.

“Aty gjeta shokët e tij që po na xhironin me celular dhe po qeshnin. I duket për të qeshur, por nuk besoj se Alexis do gëzohej nëse kjo gjë do i ndodhte motrës së tij”.

“Deri në atë moment ishte sjellë si zotëri. Edhe pse marrëdhënia jonë ishte e bazuar te seksi, nuk mund të trajtosh një femër në këtë mënyrë”, ka shtuar ajo.

(ma.ar/tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: