Kryeministri Edi Rama, ka ndarë një anë tjetër me ndjekësit sot në podcast-in “Flasim”.
Ai u shpreh se kur mundet, bën një detoks nga teknologjia, duke “futur duart në baltë dhe ngjyra”.
“Pjesën e artit e kam shumë më të relaksuar, e kam të thjeshtë, ose gjatë bisedës, ose kur ka një të shtunë, ose të diel që është më e lehtë shkoj dhe futem në shpellën e Dules edhe aty kam bekimin që duke i pasur duart gjithë baltë dhe ngjyra nuk prek telefonin. Jam i shkëputur, bëj një detoks”, tha Rama.