Shumë turistë kanë zgjedhur vendin tonë, jo vetëm për të kaluar pushimet, por për t’u bërë edhe pjesë e aventurave, në zona të ndryshme bregdetare e malore, të cilat nuk mungojnë. E përgjatë këtyre udhëtimeve, ka edhe pengesa, por kjo nuk do të thotë që të ndalin rrugën.

Rasti më i fundit është ai i një çifti turistësh nga Austria, të cilët pasi kanë lëvizur më zonën e Divjakës, kanë ngecur me mjetin e tyre në rërën e bregdetit. Edhe pse kanë tentuar të dalin vetë, nuk ja kanë dalë, e ndërsa pranë tyre është ndalur patrulla e Policisë së Divjakës.

Efektivë të policisë kanë ndihmuar që makina me të cilën udhëtonim turistët të dilte nga rëra, duke marrë edhe falënderimet e tyre.

Ky nuk është rasti i parë që policia u vjen në ndihmë turistëve, ndërsa kujtojmë se pak ditë më parë riparoi makinën e dy prej tyre, ndërkohë që forcat “Shqiponja”, arritën të gjejnë dhe dorëzojnë biçikletat e dy turistëve të vjedhura nga një 19 vjeçar.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb