ITALI

Një shqiptar 38-vjeç, cili jetonte në Arona të Italisë ka humbur jetën në ujërat e Liqenit të Maggiore. Mediat fqinje shkruajnë  se viktima, Festim Brankollari u nxor nga ujërat e liqenit disa orë pas kërkimeve nga zhytësit e Brigadës së Zjarrit.

Trupi i pajetë i 38-vjeçarit u gjet në njëzet metra thellësi dhe njëqind metra larg bregut të liqenit, konkretisht larg skelës ku ankoroheshin anijet.

Zhytësit që nxorën trupin e pajetë erdhën nga Milano, ndonëse autoritetet e Aronës kishin shkuar aty menjëherë sapo u njoftuan  për ngjarjen.  Alarmi fillimisht u dha në orën 06:00 të mëngjesit të djeshëm kur një grup turistësh panë nga dritarja përpjekjet dëshpëruese të shqiptarit në ujërat e liqenit.

Shqiptari
Shqiptari

Shqiptari ishte futur në ujërat e liqenit për të nxjerrë një varkë me pedale, e cila ishte tërhequr nga uji për shkak të erës, por kjo përpjekje rezultoi fatale për 38-vjeçarin.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb